Benitez mund të sjell Torres te Napoli

Largimi i Maxarrit nga skuadra e Napolit dhe mundësia që vendin e tij ta zërë një tjetër trajner me famë ndërkombtare si Benitez, pritet të sjellë në itali një nga bomberat më të njohur siç është Fernando Torres.Çdo trajner ka njerëzit e tij me të cilët ndihet mirë kur punon dhe Benitez në këtë rast ka treguar se me El Minjon gëzon një raport shumë miqësor. Tekniku spanjoll ishte ai që arriti ta rikthente bomberin iberik në ditët më të mira pas një rënie totale që nga koha kur ishin bashkë në radhët e skuadrës së Liverpul.Arritja e një marrveshje të shumëpërfolur me skuadrën e Napolit, do të bënte që tekniku i Chelsit të marrë me vetë dhe sulmuesin e tij të preferuar. Kjo lëvizje mund të bënte që drejtuesit londinez të siguronin shërbimet e Edison Kavanit një ndër sulmuesit më të preferuar të presidentit Abramoviç. Por në rastë se sulmuesi Uruguaian nuk dëshironë të lëvizë nga Napoli, atëherë mundësia që të shohim një dyshe perfekte sulmi në Seria A, është mëse e mundshme. Presidenti i Napolit De Laurentis, prej kohësh ka premtuar se do të kthejë këtë skuadër jo vetëm në elitën e futbollit Italian por edhe atë ndërkombëtarë, dhe tani shanset janë shumë të favorshme për ta bërë një gjë të tillë. Me Torres dhe Kavanin në vijën e parë të sulmit, skuadra e Napolit do të ishte një ekip jo vetëm i frikshëm për kundërshtarët në Itali por edhe në Chempions Ligë.Për momentin këto janë vetëm spekullime mediatike, por me nëshkrimin e mundshëm të Benitez me napoletanët, atëherë hipotezat e ndritura mund të realizohen me sukses që me hapjen e merkatos verore e cila që tani ka ndezur motorrët për ta bërë më emocionuese këtë pjesë të futbollit.