Jovetiç pranë nënshkrimit me Arsenal
Endrra e Juventusit për të marrë shërbimet e talentit malazez, Stefan Jovetiç, sa vinë e venitet.Kjo të paktën për sa i përket raportimeve që vijnë nga Italia dhe konkretisht nga portal “Tutomerkato”, sipas të cilit thuhet se lojtari i Fiorentinës është pranë një nënshkrimi me skuadrën e Arsenal. Për ta konfirmuar më mirë këtë lajm është vetë menaxheri i lojtarit, Ramadani. Ky i fundit në një intervistë për mediat italiane ka pranuar interesimin e Topçinjve për kartonin e sulmuesit ballkanas, ndërsa ka theksuar se Venger ka gati plot 29 milion euro të vëna në dispozicion për të sjellë në Londër nja nga lojtarët më premtues për të ardhmen.Për të venitur më tej ëndrrën e bardhezinjve për të bërë për vete lojtarin, mediat italiane bëjnë të ditur se vetë presidenti i Fiorentinës, Della Vale, në negociata me londinezët ka ulur çmimin e kartonit të lojtarit, ndërsa është gati për nënshkrimin e marrëveshjes. Ky gjest i presidentit të Fiorentinës, ka konfirmuar edhe një herë marrdhëniet jo të mira mes tij dhe bordit drejtues të Juventusit.Nëse Jovetiç nënshkruan meArsenal, atëherë Fiorentina shpreson që të paktën të mbajë lojtarin tjetër nga ballkani, Ljajiç. Për këtë të fundit ka një interesim të vazhdueshem të skuadrës së Juventusit dhe Interit por edhe ekipeve të tjera nga kampionati anglez dhe jo vetëm. Me shitjen e talenteve të saj, Fiorentina pavarësisht se përfiton të ardhura, konfirmon edhe një herë faktin se nuk arrin të mbajë në skuadër lojtarët kryesor dhe se kampionati Italian vazhdon të përjetojë sëmundjen e largimeve të lojtarve me peshë në skuadrat respektive.