Perez shkarkon Mourinhon zyrtarisht
Mes Hoze Murinjos dhe Real Madrid ka ardhur zyrtarisht divorci.Konfirmimin e ka dhënë vetë presidenti i Madrilenëve, Florentino Perez. Ndonëse largimi i portugezit flitej prej shumë kohësh, zyrtarizimi është bërë vetëm pas konferencës së fundit për shtyp nga Florentino Perez, i cili tha për mediat spanjolle se tashmë ka përfundur gjithçka mes klubit dhe Mourinjos. "Klubi dhe trajneri kanë rënë dakord që kjo është koha e duhur për t'i dhënë fund bashkëpunimit tonë. Në emër të drejtuesve dua të falënderoj Murinjon për punën e madhe që ka bërë në këtë periudhë me ne. Ai do të largohet pas mbylljes së sezonit", ishin fjalët me të cilat Perez hapi konferencën për shtyp."Mua do të më kishte pëlqyer të vazhdonte Murinjo, por trysnia është rritur në ato nivele sa tashmë është e padurueshme. Te Real Madrid jemi mësuar të përballojmë një presion të tillë, por me Murinjon është ngjitur në nivele të papërballueshme. Asnjë nga palët nuk ka hequr dorë nga asgjë, nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim ekonomik, pasi largimi është bërë me marrëveshje", shpjegoi ai."Në kulturën tonë, vendi i dytë në kampionat, Kupë dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nuk është i mjaftueshëm. Por mos të harrojmë se në drejtimin e Murinjos kemi arritur të thyejm tabunë e 6 viteve që eleminoheshim në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe nuk ishim më kokë grupi. Ndërsa tani jemi mes të parëve, një bilanc mëse pozitiv. Vitin e kaluar kemi bërë futboll spektakolar. Kemi thyer çdo rekord në kampionat dhe unë nuk mund të rri pa falenderuar Mourinjon" shtoi Perez. Ndërsa në fund presidenti i madrilenve foli edhe për zëvendësuesin e portugezit, ku mendohet se do të jetë Ancheloti. "Kemi patur kontakte me PSG por ata na kanë bërë të ditur se Ancheloti nuk do të largohet dhe ne respektojmë vendimin e tyre”, ka përfundur numri 1 i "Galaktikëve".