Ancheloti në pritje të përgjigjes për të kaluar te Real Madrid

Karlo Ancelotti ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Paris Saint Germain, por sigurisht për largimin e tij nga ky klub duhet miratimi i presidentit Nasser Al Khelaifi, pasi kontrata e tij me PSG mbaron pas një viti.Në një intervistë për mediat franceze, tekniku Italian ka bërë të ditur se "Do të pres përgjigjen e klubit. Dëshira ime është që ta lë klubin. Kam disa mundësi dhe Real Madridi është njëra prej tyre. Por, kam kontrata edhe një vit me PSG-në dhe e pres vendimin e klubit për të konfirmuar kalimin tim të Reali", deklaroi trajneri Ancheloti.Dekalarata e presidentit të PSG, Nasser Al Khelafi ditë më pare, se PSG mund të vazhdojë edhe pa Ancelottin, ka bërë që ky i fundit të marrë vendimin për tu larguar nga Franca.Ish tekniku i Chelsit po pret ofertën nga Reali dhe përgjigjen e Sheikut për të bërë gati valixhet dhe për t`ju drejtuar Madridit ku me shumë gjasa do të zërë vendin e teknikut Mourinho. Por përpara se madrilenët të arrinë një marrveshje me Anchelotin, drejtuesit e "galaktikëve" duhet ti japin fund kontratës me teknikun portugez."Special One", pas dështimit total nën drejtimin e madrilenve këtë sezon nuk do të jetë më trajner i Realit dhe lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Perez. Pas një diskutimi që do të organizohet ditët e ardhshme mes të dy palëve, pritet të mësohet zyrtarisht prishja e kontratës dhe emri i ri që do të ulet në stolin e Madrilenve, ku më shumë gjasa Ancheloti do të jetë pasuesi i teknikut Luzitan.