Liga 1 Franceze, PSG vijon serinë e fitoreve, Beckham largohet mes lotësh

Kampionati francez ka mbyllur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e parafundit.Kampionët  francez, PSG, kanë vijuar fitoret ndërsa kanë mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Brest. Serinë e golave për kryeqytetasit francez e hapi suedezi Ibrahimoviç që në minutën e 5, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi nga Matuidi në minutën e 30 të pjesës së parë. Pas 5 minutash është përsëri suedezi që mbyll fitoren e parizienëve duke arritur të shënojë një dopietë personale. Miqtë arritën të shkurtonin diferencat në fundin e pjesës së dytë por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte lamtumira mes lotësh e yllit britanik, Devid Beckham, i cili falenderoi të gjithë për mbështetjen.Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave, Marseja pasi ka arritur të sigurojë vendin e dytë, ka lëshuar disi në këtë fund sezoni pasi është mundur në transfertë me rezultatin 2-1 nga skuadra e Sent Etien. Po ashtu edhe Lion ka bërë një hap të gabuar këtë fundjavë duke barazuar në transfertë me rezultatin 1-1 përballë Nices. Me këtë barazim mbetet e hapur lufta për pjesmarrjen në Chempions e cila do të përcaktohet në javën e fundit ashtu siç do të përcaktohen edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Europa Ligë.Përsa i përket rënies nga kategoria, Brest e ka prerë tashmë biletën, ndërsa pritet një luftë e ashpër mes Evian, Nasi dhe Troua.Në javën e parafundit në kampionat janë shënuar këto rezultate:Evian TG - Valenciennnes 2-1Montpellier - Lille 0-0Nancy - Bastia  1-2Nice - Lion 1-1PSG - Brest 3-1Reims - Lorient 1-0Rennes - Ajaccio   1-1Saint Etienne - Marseille 2-0Sochaux - Toulouse  1-2Troyes - Bordeaux  1-0