Primera Divizion, Barça synon rekordin e 100 pikëve

Kampionati Spanjoll ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 36-të, ku Barcelona pas shpalljes kampion një javë më parë ka festuar titullin e 22-të në La Liga përballë tifozërisë vendase, por pa arritur të ngrejë lartë trofeun i cili do të jepet pas dy javësh kur katalanasit do të presin në “Kamp Nou”, skuadrën e Malagës.Gjithçka ka filluar me një respekt të skuadrës kundërshtare që me fillimin e ndeshjes dhe ka përfundur pastaj me fitoren e katalanasve 2-1 përballë Valadolid. Pedro shënoi golin e parë për balugranat në minutën e 21, ndërsa në të 42-tën Hernandez shënoi autogol duke i mbyllur 45 minutat e para me një fitore 2-0 për të besuarit e Tito Vilanovës .Në pjesën e dytë, miqtë do të shkurtonin diferencat vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt por pa patur mundësi që të barazojnë rezultatin. Me këtë fitore, Barça tregoi se mund të fitojë edhe pa yllin e saj Lionel Messi. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, synimi i Barcelonës është thyerja e rekordit të real Madrid dhe kalimi i 100 pikëve të grumbulluara në kampionat. Katalanasit kanë aktualisht 94 pikë, ndërsa u duhen edhe dy fitore për të arritur këtë kuotë rekord.Në kampionatin spanjoll akoma nuk janë përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në kupat e Europës, përveç tre vendeve të para që mbahen nga Barcelona kampione, Real Madrid nënkampione dhe Atletiko Madrid që ka siguruar vendin e 3-të.Gjithashtu në dy javët e mbetura, pritet që të përcaktohen edhe skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë, pasi lufta do të vazhdojë deri në minutat e fundit.Në këtë fundjavë, në kampionatin Iberik janë shënuar këto rezultate:Getafe - Valencia 0-1Granada - Osasuna 3-0Sevilla - Real Sociedad 1-2Levante - Rayo Vallecano 2-3Deportivo la Coruna - Espanyol 2-0Zaragoza - Athletic Bilbao 1-2Barcelona - Valladolid 2-1Ndërsa mbyll sot javën e 37-të, sfida mes Mallorca dhe Real Betis.