Seria A, verdiktet e kampionatit 2012-2013

Seria A ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet e fundit të sezonit 2012/13, ku tashmë janë përcaktuar përfundimisht ekipet që do të marrin pjesë në kupat e Europës dhe ato që do të zbresin një kategori më poshtë.Kështu verdiktet e këtij sezoni në kampiopnatin Italian janë si më poshtë:Juventus, kampione e Italisë për të dytin vit radhazi, duke dominuar që nga fillimi e deri në fund të saj. Bardhezinjtë edhe pse humbën këtë fundjavë ndaj Sampdorias 3-2, nuk ndryshuan asgjë në pozitat e tyre përveç faktit se Sampdoria ishte e vetmja skuadër që arriti tu shkaktonte dy humbje kampionëve."Zonja e vjetër" e mbylli sezonin me 87 pikë, 27 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Të besuarit e Kontes shënuan në këtë sezon 71 gola dhe pësuan më pak se askush vetëm 24 të tillë. Si nënkampion të Italisë këtë vit ishte skuadra e Napolit që ka siguruar automatikisht pjesmarrjen në Chempions së bashku me Juventinët. Skuadra e presidentit De Laurentis, ka treguar se këtë vit ka sulmin më të mirë në Seria A, duke arritur të shënojë plot 73 gola 29 prej të cilëve i ka shënuar vetëm Edison Kavani.Bomberi uruguain ka arritur që të fitojë këpucën e artë në kampionatin Italian duke lënë pas veteranin Di Natale me 23 gola. Në zonën Chempions këtë sezon arriti të siguronte një vend edhe Milan pas një fitore në minutat e fundit kundër skuadrës së Sienës dhe një rivalitetit deri në fund me Fiorentinën. Këtë të fundit arritën të sigugurojnë pjesmarrjen në Europa Ligë, pas një sezoni të mirë nën drejtimin e teknikut Montela. Së bashku me Vjollcët, një vend në Europa Ligë arriti të siguronte edhe Udineze pasi shkatërroi Interin në javën e fundit duke bërë që ky sezon të jetë tejet zhgënjyes për skuadrën Zikaltër. Përsa i përket pjesmarrjes në Kupat e Europës mbetet për tu përcaktuar skuadra e tretë që do të çojë kampionati Italian në këtë kompeticion dhe që del automatikisht nga fituesi i Kupës së Italisë. Këtë sezon ky trofe diskutohet mes dy ekipeve Kryeqytetase. Lacio dhe Roma do të luftojnë jo vetëm për të fituar trofeun por edhe të sigurojnë një vend në Kupat e Europës. Për sa i përket rënies nga kategoria, tre skuadrat që do të do të luajnë vitin e ardhshëm janë Palermo, Siena dhe Peskara, ndërsa ngjiten direkt Sasuolo dhe Verona por ka mbetur për tu përcaktuar ende skuadra e tretë mes Breshias, Livornos, Novares dhe Empolit.