Moto GP, Pedroza triumfon në çmimin e madh të Francës

Dani Pedrosa me Honda ka fituar Çmimin e Madh të Francës në pistën e Le Mansh, duke marrë njëkohësisht edhe kreun e klasifikimit të Botërorit për pilotë.Spanjolli ka dominuar në këtë garë duke prerë finishin i vetëm, i shkëputur nga Kraçlou që u rendit në vendin e dytë pas një paraqitje që mund të cilësohet heroike. Kjo për faktin se ai ka arritur të garojë me një frakturë në shpatull të marrë gjatë ditës së djeshme, duke ia dalë me sukses të ngjitet në shkallën e dytë të podiumit.Mark Markez me Hondën tjetër zyrtare u rendit i treti, ndonëse bëri një nisje shumë të dobët dhe u desh të rikuperonte xhiro pas xhiro nëpërmjet parakalimeve spektakolare që u bëri të gjithë pilotëve që gjente para.Ndërkohë, një nga surprizat më të këndshme të kësaj gare, që u zhvillua në një pistë të lagur, ishte paraqitja e Dukatit, sidomos e Andrea Doviciozo, i cili për shumë xhiro luftoi për vendin e parë, por më pas përfundoi i katërti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Niki Hejden.Kampioni i botës, Horge Lorenco, u rendit vetëm i shtati, pas një paraqitje shumë të dobët, ku dukej qartësisht se Jamaha kishte vështirësi në kushtet e pistës. Ashtu si Lorenco, një dështim i kësaj gare ishte edhe piloti i tjetër i skuadrës së Jamahas, Valentino Rosi. Doktori u rrëzua në gjysmën e garës dhe përfundoi në vendin e 12-të, jashtë zonës së pikëve.Pas garës në pistën e Le Mansit, kryeson renditjen Dani Pedrosa me 83 pikë, në vendin e dytë vjen një tjetër pilot i Hondas, Mark Markez me 77 pikë, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Horge Lorenco i Jamahas me 66 pikë. Vetëm vendi i pestë për Valentinon Rosin, i cili ka para në renditje pilotin e Jamaha Tek 3 Kraçlou.