Premier League, kampionët e mbyllin me rrebesh golash sezonin 2012-2013
Kampionët e Anglisë, Manchester United, i kanë bërë një mbyllje spektakolare sezonit 2012-2013 të Premier League, duke barazuar 5-5 në transfertë përballë Uest Bromuich.Edhe pse ndeshja ishte pa asnjë lloj rëndësie për shkak se të dy klubet nuk luanin për asnjë objektiv konkret, të dy ekipet kanë dhuruar spektakël duke shënuar plot 10 gola njëri më i bukur se tjetri. "Djajtë e Kuq" e mbyllin sezonin me 89 pikë dhe një dominim total. Ajo që ishte e rëndësishme në këtë ndeshje ishte fakti se Ferguson po drejtonte për herë të fundit ekipin e tij pas 27 vitesh. Lamtumira e Ser Aleks nis me një pritje madhështore dhe përfundon mes lotësh dhe një goladë të çmendur dhe spektakolare.Fundi i sezonit ka dhuruar edhe një lamtumirë tjetër, atë të mbrojtësit të Liverpul Karrager, i cili vendosi ti japë fund karrierës së tij futbollistike, në një ndeshje ku Redsat munden Kuins parg renxhers me rezultatin 1-0.Në Premier Ligë janë përcaktuar përfundimisht skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.Kështu tre skuadrat e para, Manchester United, Manchester Sitit dhe Chelsea, hyn direkt në Chempions Ligë, ndërsa Arsenal me fitoren e djeshme ndaj Njukasell ka siguruar pjesmarrjen në zonën e Chempions por për tu bashkuar me tre të parat duhet të kalojë fazën e paraeliminatorëve.Në Europa Ligë do të shkojnë Totenham dhe Everton dhe Uigan. Këta të fundit si fitues të Kupës së Anglisë edhe pse sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë. Bashkë me ta një kategori më poshtë do të zbresin Riding e Kuins Park Renxhers. Ndërsa kanë siguruar ngjitjen Kardif Sitit dhe Hull Siti por mbetet për tu përcaktuar edhe skuadra e tretë mes Krisat palese dhe Uatfird.Në javën e fundit të Kampionatit Anglez janë shënuar këto rezultate:Chelsea - Everton 2-1Liverpool - QPR 1-0Manchester City - Norwich 2-3Newcastle - Arsenal 0-1Southampton - Stoke City 1-1Swansea - Fulham 0-3Tottenham - Sunderland 1-0West Bromwich - Manchester United 5-5West Ham - Reading 4-2Wigan athletic - Aston Villa 2-2