Wenger: Loja pa presion nuk është interesante

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, e di shumë mirë se java e fundit do të jetë vendimtare për ekipin e tij nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve apo jo, ndërsa është shprehur i kënaqur që ka për cfarë të luhet në javën e fundit të kampionatit. Arsenalit i duhet fitorja ndaj Newcastle në transfertë për të siguruar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Wenger shprehet optimist para ndeshjes.“Presioni është i lartë. Por, natyrisht, gjëja më e keqe në futboll është të luani pa ndonjë presion. Do të ishte keq po të kishim shkuar në Newcastle pa pasur ndonjë gjë në lojë për ne. Ne kemi atë që duam, le ta mbarojmë punën”, ka theksuar francezi.