Juventusi kërkon Tevezin

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka lënë të kuptohet se Bianconerët kanë kontaktuar me agjentin e Carlos Tevez për përforcimin e sulmit.Sulmuesi i Manchester Cityt vazhdimisht është lidhur me një largim nga Etihad Stadium, ndërsa së fundmi krahas Juves edhe Monaco ka shprehur interesim për shërbimet e tij.“Tevezi apo Higuaini? Do të ishte më lehtë ta blinim Tevezin, për arsye se Carlitos ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij”.“Nuk kemi biseduar me Cityn, por nganjëherë ne flasim me agjentët e lojtarëve. Për sezonin e ardhshëm duam ta forcojmë fazën tonë sulmuese”, ka deklaruar Marotta për Sky Sports 24.