Lëvizje trajnerësh në pankinat e skuadrave italiane

Largimi i trajnerëve ka perfshire Italine, ku tekniku iMilan sot do te marre konfirmimin e drejtuesve nese do te vazhdoje te jete pjese e kuqezinjve ne te ardhmen. Ne oret e ardhshme eshte programuar nje takim me presidentin Berluskoni, ku do te vihen perfundimisht pikat mbi "i".Tekniku livornez flitet se mund te kaloje te Roma, e cila ka përgatitur një kontratç 3-vjeçare me një pagë prej 2.8 milion eurosh në sezon. Në rast se largohet Alegri drejtuesit e "Djallit" i kanë gati katër emra për ta zëvëndësuar.Bëhet fjalë për katër ish futbollistë të Milan: Marko Van Basten, Roberto Donadoni, Filippo Inzaghi dhe Klarens Seedorf.Ndërsa ajo që ka bërë bujë në mediat italiane është lajmi se Inter ka zgjedhur tashmë Valter Mazzarri si trajnerin e ri per edicionin e ardhshëm.Ky është lajmi bombë që lëshohet nga mediat Italiane , sipas të cilave tekniku i Napolit ka firmosur për zikaltrit në praninë Brancas, duke i dhënë fund epokës Andrea Stramaccioni.Sipas marrëveshjes se arritur Tekniku napoletan do të ketë të drejta të plota në zgjedhjet teknike, por jo vetëm, pasi flitet se ai do të marrë me vete të gjithë stafin që ka patur edhe te Napoli.Gjithësesi, ky lajm mbetet per tu konfirmuar zyrtarisht si nga tekniku Mazzarri ashtu edhe nga klubi i Inter ku do te percaktohen edhe detajet e kontrates së re që flitet se tashmë është nënshkruar mes dy palëve.