Barça kërkon mbrojtës. Tiago Silva dhe David Luis dy objektivat e katalanasve
Tiago Silava pritet që të jetë mbrojtësi i ardhshëm i skuadres së Barcelones. Braziliani duket i pakënaqur te skuadra e PSG, pasi kërkon që në të ardhmen të fitojë trofeun e Chempions Ligë.Për të realizuar këtë ëndërr dhe për të luajtur në nivele të larta i duhet të nënshkruajë me një skuadër të madhe dhe katalanasit i plotësojnë të gjitha kushtet e brazilianit.Sinjalet e Silves janë të qarta, ndërsa tani mbetet vetem sforcimi i drejtuesve të Barcelones për të bërë për vete një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullin që së bashku me Piken do të formojnë dyshen përfekte në repartin difensiv.Por duke parë që kjo alternative mund të jetë e vështirë për tu arritur për shkakt të çmimit të lartë që kushton kartoni i brazilianit, katalanasit kanë gati edhe alternativa të tjera. Mbrojtësi i Chelsit David Luis është po ashtu një dëshirë e vjeter e trajnerit Vilanova.Barcelona pas problemeve të shumta që ka patur në këtë repart gjatë sezonit i ka synimet e qarta dhe blerja e një mbrojtësi është nje domosdoshmëri. Ditet në vijim pritet të na qartësojnë më shumë rreth levizjeve që klubi katalanas do të ndërmarrë me hapjen zyrtare të merkatos verore.