Mourinho te Chelsea nëse Abramoviç i siguron njërin mes Ronaldos, Rooney dhe Cavanit

E ardhmja e Mourinhos pas humbjes në finalen e Kupes së Mbretit shihet larg Madridit dhe londinezët e Chelsea qëndrojnë në "pol pozicion" për të rikthyer portugezin në në drejtimin e bluve. Sipas tabloidit britanik "Daily Mail" Jose Mourinho kërkon të marrë me vete te Chelsea edhe tre emra të mëdhenj të futbollit, ku më kryesori është ylli potugez Kristiano Ronaldo.Ky i fundit ka deklaruar se do të qendrojë te madrilenet, por përsëri emri tij vazhdon të qarkullojë nëpër media si lojtari më i kërkuar nga skuadrat e mëdha edhe pse kartoni i tij i kalon shifrat e 100 milion eurove.Ndërsa dy emra të tjerë të mëdhenj që "Special One" kërkon të ketë te skuadra e Chelsit janë sulmuesi i Manchester United, Uein Runey, dhe ai i Napolit Edinson Cavani. Me siguri njëri prej tyre do të jetë nën urdhërat e Mourinhos sezonin e ardhshëm pasi Roman Abramovich është gati ti plotësojë çdo dëshirë të "Special On" njeriu që pritet ta rikthejë edhe një herë klubin londinez triumfues në Angli.