Karlos Tevez përfundon në objektivat e Juventusit për sulmin
Drejtuesit e Juventusit vazhdojnë të kërkojnë një sulmues potent për repartin e sulmit por deri tani përveç Lorentes nuk është arritur asnjë marrveshje edhe pse flitet për emra të mëdhenj të futbollit botëror. Pas zërave që flisnin për një rikthim të Ibrahimoviç, interesimit për Higuain, Suares, Kavanin apo edhe Jovetiç, bordi i "Zonjës së Vjeter" i ka hedhur sytë drejt Manchester Sitit. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se në orët e fundit sulmuesi që ka përfundur nën vëzhgimin e kampionvë të italisë në dy sezonet e fundit është Karlos Tevez. Argjentinasi i Mançester Sitit duket shihet si sulmuesi që kërkohet prej kohësh, në radhet e bardhezinjve, një lojtari potent që mund të garantojë lojë dhe gola për skuadrën e drejtuar nga Konte. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se vetë trajneri u ka kërkuar drejtuesëve juventinë të bëjnë hapat e para duke kërkuar informacion për shitjen e mundshme të lojtarit i cili një vit më parë ndiqej me interes nga Milan e Inter, por që tashmë asnjë prej tyre nuk ka luksin të paguajë rrogën e lartë të bomberit argjentinas. Tevez është në vitin e fundit të kontratës me Mançester Sitin, që do të thotë se vlera e shitjes së tij nuk do të jetë shumë e lartë. Por rroga e tij është ende problem, pasi ai aktualisht përfiton 8 milion euro në sezon dhe dëshiron që të vazhdojë të përfitojë një shumë të përafërt, që kalon me 2-3 milion tavanin e rrogave të vendosura nga klubet kryesore italiane.Megjithatë, juventinët e dinë që për të bërë hapin cilësor të radhës duhet të bëjnë edhe sakrifica të rëndësishme ekonomike, ndaj po mendohet se si të bëhet e mundur mbërritja e sulmuesit argjentinas, ndoshta duke siguruar paratë e rrogës së tij nga shitja e 2-3 lojtarëve të cilët kanë luajtur rol dytësor në skuadër, apo atyre që nuk do të gjenin më hapësira me afrimin e Tevez, si Matri dhe Kualjarela.