Atletico Madrid Fiton Kupën e Mbretit dhe thyen tabunë 14-vjeçare pa fituar ndaj Real Madrid
Atletiko Madrid është fituesja e Kupës së Mbretit në Spanjë duke mundur në "Santiago Bernabeu" Realin e Madridid me rezultatin 2-1. Të besuarit e Diego Siemones kanë arritur të koleksionojnë Kupën e 10-të në historinë e klubit ndërsa kan thyer mallkimin 14 vjeçar pa fitore në përballjet me "Galaktikët". Në një ndeshje mjaft të tensionuar ka fituar qetësia e skuadrës së Simeones, i cili ka bërë të mundur që Murinjo të mbyllë sezonin pa asnjë trofe, duke shtyrë më tej largimin e "Special One" nga drejtimi i skuadrës. Ndeshja nis mirë për Realin, që arritën të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 14-të me anë të Ronaldos pas një gjuajtje të saktë me kokë. Më pas, ekipi i Murinjos mundohet thjesht të administrojë rezultatin, por kjo taktikë nuk funksionon pasi në minutën e 35-të, Falkao gjen Diego Kosta në zonë dhe ky i fundit nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë për të vendosur barazinë në shifra.Barazimi zgjon Realin që hidhet në sulm në kërkim të një tjetër goli, por gjuajtjet e Ozil, Benzema dhe Kristiano Ronaldo ndalen nga shtylla, ndërsa edhe portieri Kurtua tregohet heroik me ndërhyrjet e tij për të shpëtuar portën e Atletikos. Kur Reali duket se po i afrohet golit, Murinjo gabon gjithçka në minutën e 76-të, duke marrë një karton të kuq absurd për një protestë të kotë dhe duke lënë ekipin e tij në mëshirë të fatit, pasi që nga ai moment, kontrollin e lojës e merr Atletiko. Ekipi i Simeones përfiton maksimalisht nga kjo situatë dhe arrin të gjejë golin e fitores me anë të Miranada në minutën e 98-të pasi koha e rregullt kishte mbaruar në barazim 1-1. Minutat e mbetura të kohës shtesë sjellin tension nga të dy palët, me Kristiano Ronaldon që ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 114-të, një zënkë mes dy pankinave ku përfshihen edhe Pepe e Siemone, si dhe një karton të kuq për Gabi në minutën e 124-t. Pavarsishtë këture gjesteve të pahijshme rezultati në fushë nuk ndryshon dhe pas vërshëllimës përfundimtare, Atletiko shkruan emrin me shkronja të arta si fituese e Kupes së Mbretit, duke thyer edhe mallkimin e humbjeve në derbin kryeqytetas.