Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në Kuvajt

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore zhvilloi një koncert në Kuvajt, ku ishin të pranishëm komuniteti shqiptar atje.Aktiviteti u organizua nga Ambasada shqiptare në Kuvajt, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Kulturën, Artet dhe Letrat të Kuvajtit.Koncerti i titulluar “Shqipëria ime” kishte një repertor të pasur këngësh dhe vallesh nga shumë treva të Shqipërisë si valle të Tiranës, Gorës, Skraparit, Dardhës, Arbëreshe, Çame, pjesë orkestrale në klarinetë, nga grupi polifonik, etj.Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni, si dhe drejtori artistik i Ansamblit të Gerti Druga.Një aktivitet i përmasave të tilla organizohet për herë të parë në Kuvajt.Gjithashtu, Kerni dhe ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt, Kujtim Morina u pritën në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Kuvajtit për Kulturën, Artet dhe Letrat ku u diskutua mundësia e aktiviteteve të tjera të përbashkëta./Ora News/