"Jack Strong", filmi polak në akademinë "Marubi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 13:44
Është shfaqur në akademinë e filmit "Marubi" filmi polak "Jack Strong".Një film, ngjarjet e të cilit bazohen në historinë e vërtetë të një koloneli të ushtrisë polake gjatë kohës së komunizmit, i cili punonte me dokumente sekrete të Traktatit të Varshavës.Ambasadori i polonisë, Markez Jorski, e konsideron këtë një mundësi të mirë për të njohur kinematografinë polake.Nga ana e tij, regjisori Kujtim Çashku, vlerësoi rolin e ambasadës poloneze për investimet e saj në kulturë.Në vazhdën e filmave polakë, disa ditë më vonë pritet të shfaqet një tjetër film në zhanein e dramaturgjisë, për të kulmuar më pas në muajin shtator me një komedi polake./Oranews.tv/