Saimir Pirgu me "Il Mio Canto" në SHBA
Tenori shqiptar me famë botërore, Sajmir Pirgu është ndalur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të performojë pjesët më kryesore të repertorit të tij.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Pirgu tha se ditën e shtunë do të jetë në Nju Jork dhe më pas në Çikago.Pirgu: Në repertorin e koncertit të radhës dhe të fundit që është "Il Mio Canto"në Nju Jork unë do të këndoj pjesë nga repertori im i roleve më kryesore që kam kënduar deri tani dhe disa nga ariet që do të jenë e ardhmja e Saimirit në repertorin botëror. Pas dhjetë viteve karrierë ideja ishte që unë të lija në repertorin tim një ekzekutim të momentit, kështu vendosa që nga ariet më të sukseshme të zgjidhja disa dhe ti regjistroja për publikun e gjerë.Tenori zbuloi edhe disa detaje të tjera të tureve që ka pasur në disa kryeqytete të Europës dhe më gjerë.Pirgu: Tokio, Firence dhe Tirana kanë qenë tre koncertet më të sukseshme dhe shpresoj tani në këtë të fundit me Nju Jorkun. Mezi po pres të këndoj me datë 9.Pirgu nuk i fsheh emocionet se në koncertet e tij, ka një pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve në mbarë botën.