Librat me ngjyrosje jo më vetëm për fëmijë, tashmë edhe për të rriturit

Artistja Teresa Roberts Logan është rikthyer në ditët e fëmijërisë, por këtë herë përmes një aventure të re, në botën e biznesit.Duke u frymëzuar nga rritja e popullaritetit të librave me ngjyrosje për fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Logan është sot autore e librit të saj me ngjyrosje, por këtë herë për të rriturit, duke bërë që edhe adultët të tërhiqen sërish tek vizatimi dhe ngjyrosja.Logan: Ndjej se ka shumë njerëz atje jashtë që e kanë këtë dëshirë, të luajnë me ngjyrat, të krijojnë dhe kjo është një mënyrë shumë e këndshme për të kaluar kohën e lirë e nuk është aspak e vështirë. Askush nuk kritikohet për ngjyrosjen. Shpresoj që përmes kësaj mënyrë, ata të mund të bëhen më kreativë, të njohin veten pak më shumë e të bëjnë punime artistike sipas dëshirës së tyre.Dikur, këto libra ishin aktivitete tradicionale për fëmijë, kryesisht dëfryese e zbavitëse, por sot librat për tu ngjyrosur pritet ti japin një hov të ri edhe jetës dhe ditës së të rriturve, në kërkim të mënyrave për të treguar kreativitetin e tyre.Libri ka në brendësi dhjetëra faqe me vijëzime bardh e zi, vizatime të formave të ndryshme, kryesisht të frymëzuar nga lulet, kafshët por edhe figura gjeometrike.Logan e sheh këtë libër dëfryes, edhe si një mënyrë antistres sepse për të ngjyrosur këtë libër, nuk duhet të shpenzosh asgjë, as energji e as nerva por duhet të gjesh vetëm pak kohë të lirë dhe të kesh dëshirë.Logan: Duhet me të vërtetë të kesh vetëm pak materiale, gërshërë, ngjitës dhe paste, letra dhe ngjyra për të ngjyrosur, ndonjëherë mjaftueshëm janë vetëm 3-4 lapsa me ngjyra. Mendoj se kjo mënyrë i bën njerëzit më miqësorë.Sipas "Publisher's Weekly", ky libër i cili prej muajsh ka dalë në treg, ka bërë revolucion në këtë industri dhe është vlerësuar si një nga librat më të arrirë të 2015-ës.Vetëm në muajt e fundit të vitit 2015, janë krijuar më shumë se 2 mijë libra me ngjyrosje, me forma të ndryshme.Ilustruesja skoceze Johanna Basford, thotë se inspirohet nga ide të ndryshme, kryesisht nga trendet e momentit ndërsa shprehet se ka shitur mbi 11 milionë kopje në mbarë botën, të këtyre librave me ngjyrosje për të rriturit.Këto libra janë shitur në mënyrë të rrufeshme edhe përmes Amazon.com, duke u futur në renditjen e 20 librave më të shitur të vitit të shkuar."Mendoj se këto libra janë shumë të veçantë, kopshtet sekrete të Joahanna Basford, njerëzit gjithnjë e më shumë po i pëlqejnë dhe shitjet janë rritur. Shpresojmë të jetë e njëjta gjë edhe për 2016-ën", thotë John Purves, zv/drejtor i Marketingut për shitjet dhe politikat në bibliotekat dhe libraritë në Uashington."Ti ndihesh kreativ dhe ashtu duhet të jesh. Me të vërtetë që këto libra janë shumë të bukur", tha një banore e Uashingtonit, Lydia Pesant, në një event për ngjyrosje në librarinë "Petworth".Ndërkohë që ekspertët flasin për përfitimet terapeutike që ka përdorimi i librave me ngjyrë."Kur ngjyros, jam e hutuar, shpërqendrohem nga gjithçka. Në fakt unë jam tip shumë në ankth gjatë të gjithë kohës dhe ngjyrosja më ndihmon që të jem e fokusuar në atë çka bëj. Më largon nga realiteti dhe më çon larg", tha një tjetër banore e Uashingtonit, Lenina.Vetëm në 2015-ën, mbi 12 milionë kopje librash janë shitur vetëm në Shtetet e Bashkuara. Një gjeneratë e re librash me ngjyrosje, tashmë janë shndërruar në frymëzimin e duhur për një kulturë të re, larg vizatimeve e dizajneve tradicionale.coloring /Ora News/