Historia e Ndroqit në një libër nga Baki Shehi
Jo një libër, por një enciklopedi mund të cilësohet botimi i parë mbi historinë e Ndroqit, që ka autor, Baki Shehin, ish deputet i Kuvendit dhe gjeneral i ushtrisë shqiptare.Shehi, ka zgjedhur që vendlindjes së tij, t’i kushtojë një punë 6 vjeçare, për të ardhur tek lexuesi me një libër përmes të cilit tregohet historia e qytetit nga lashtësia deri më sot.Baki Shehi: “ Nuk është se unë e kam njohur të parë historinë dhe etnografinë e Ndroqit. Diçka kam ditur por jo se nga ato që dija unë u ula dhe bëra librin.E vërteta është se u desh shumë kohë. U deshën vite që me thënë të vërtetën duke gërmuar atëherë mësova kush është historia e Ndroqit. Pra nuk dija asgje nga ato që mësova nga ky gërmim”.Shehi thotë se botimi nuk shtetorn shkimet për Ndroqit, duke lënë shteg për një tjetër libër.Libri është vlerësuar edhe nga personalitete të tjera të letërsisë dhe historisë.Libri Ndroqi i ndarë në dy vëllime, përmban shumë se 1 mijë faqe, me më shumë se 100 referenca dhe intervista të posaçme.