Rikthehet Tirana International Photo Festival, edicioni i dytë nga data 18-22 prill

Nën kujdesin e Zonjës së Parë, Dream City Fest dhe Enri Mato prezantojnë sot edicionin e dytë të Tirana International Photo Festival.Festivali është promovuar në nëntor të vitit 2014 në EU- Info Center, në Tiranë dhe në prill të vitit 2015 festivali u organizua në një qendër kulturore në Paris, ku u ekspozuan 13 punime nga fotografë të vende të ndryshme të botës.TIPhF organizohet midis Tiranës dhe Parisit.Tema e festivalit për këtë edicion është: “Deformation of mankind by human, anamorphosis of the city by human, human as a devastator”, një temë e prekshme dhe globale, e përzgjedhur për të prekur ndjesitë humane të dokumentuara përmes fotografisë.Këtë vit TIPhF ftoi 6 fotografë nga të cilët 3 jane me origjinë shqiptare. Andrea Shkreli (Belgjikë); Roland Serani (UK); Dashamir Izairi (Gjermani) ; Aicha Krasicka  (Francë) ; Lila Zotou (Greqi) dhe Simone Ludovico (Itali) .Juria ndërkombetare perzgjodhi 6 fotografe internacionale: Antonio Fantasia (Itali); Carma Casula (Spain); Julien de Casabianca (Francë); Nicola Boccardi (Itali); Peer Schoun (Gjemani) dhe Marta Zgierska (Poloni).Edicioni i dytë i TIPhF do të organizohet në Qendrën Rinore të Tiranës, nga data 18-22 prill 2016.