Projekti filmik "Delegacioni", fitues i grantit 30 mijë eurosh
Disa muaj pas ndarjes nga jeta kineasti Artan Minarolli me projektin e tij filmik "Delegacioni" është fituesi i grantit prej 30 mijë eurosh në projektin Evropa Krijuese.Shtëpia filmike e kineastit Minarolli Art Film arriti të përzgjidhej për fazën finale ku numri total i aplikimeve ishte 356.Projektin e tij filmik Artan Minaroli e shkroi disa muaj përpara së të ndërronte jetë. Kineasti aplikoi në programin Media të Evropës Krijuese dhe granti prej 30 mijë eurosh iu dha pas shqyrtimit të projekt idesë nga ekspertë të Komisionit Europian, gjë që është një mundësi pasi në këtë mënyrë çdo producent i Bashkimit Europian mund të japë ofertat e fij për realizimin e filmit.Projekt ideja e filmit "Delegacioni" do të kalojë në disa faza:1.e para lidhet më kthimion e projekt idesë në një skenar të detajuar dhe më pas vijon stratëgjia e bashkëfinancimit. Faza e fundit e "Delegacionit" është hartimi i një strategjie për shpërndarjen e tij në të gjitha kinematë brenda dhe jashtë vendit.Sipas Media Desk Albania Shtëpia Filmike Art Film është aplikanti i parë si Lider që aplikon në këtë program dhe përfitimet janë të shumta. Së pari falë projekt idesë së Artan Minarollit "Delegacioni" është një mundësi e mirë për promovimin e kinemasë shqiptarë në mbarë botën.Në programin Europa Krijuese aplikuan 5 shtëpi filmike nga Shqipëria ku fituese e grantit u përzgjodh shtëpia "Art Film" ku Artan Minarroli ishte drejtues./Oranews.tv/