"10 Vjet" filmi kinez që arkëtoi 800 mijë dollarë në një javë
"10 vjet" një film që portretizon të ardhmen e Hong Kongut, nën regjimin e rreptë e kontrollin e Partisë Komuniste Kineze, është shndërruar në një hit të vërtet në Hong Kong dhe përtej tij, duke u shfaqur në kinema, por njëkohësisht duke përhapur e nxitur edhe debate e diskutime, pasi është shfaqur në festivalin Ndërkombëtar të Filmit.Mediat kineze shtetërore, kanë kritikuar filmin duke ngritur shqetësime të reja rreth influencës së Hong Kongut, me frikën se po nxitet një shtet 2 sisteme, një formulë që nënkupton autonominë e Hong Kongut, nga qeveria qëndrore në Kinë."10 vjet" është një film me metrazh të shkurtër me dhjetëra seri. Filmi zhvendoset në Hong Kongun e vitit 2025. Në të përfshihen edhe skena të një shpërthimi përpara konsullatës britanike në Hong Kong apo një përpjekje për vrasje masive në ditën e zgjedhjeve.Skenat, sipas televizioneve shtetërore në Kinë, duket se synojnë një nxisin një tension mes Kinës dhe ish kolonisë britanike, që u rikthye nën regjimin e Kinës, në vitin 1997.Pavarësisht buxhetit të ulët me të cilën është realizuar filmi, ai ka arritur të triumfojë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, që u organizua të dielën në Kinë, një kompeticion dhe cmim ekuivalent me cmimet Oskar.Regjisori i filmit, Andreë Choi, teksa mori çmimin, tha se me këtë vlerësim ka provuar se ka sërish shpresë në Hong Kong."Ky çmim na tregon sot se ka ende shpresë në Hong Kong. Ne kishim një buxhet shumë të limituar për këtë prodhim. Cmimi na kujton neve se pavarësisht vështirësive, do të vazhdojmë të punojmë fort dhe të prodhojmë e realizojmë filma me zemër dhe me kurajo" tha Choi.Përmes një editoriali kritik dhe të ashpër, gazeta shtetërore në Kinë "Global Times" denoncoi filmin "10 vjet" duke e përshkruar atë si krejt absurd dhe pesimist, ndërsa i akuzoi regjisorin dhe skenaristin, se po synojnë të përhapin një virus dhune dhe protestash. Menjëherë pas këtij artikulli, filmi u ndalua të shfaqet në kinematë në Hong Kong."Filmi "10 vjet" ka thyer çdo limit, ka thyer rekordet për arkëtimet në kinematë vendase. Është shfaqur qindra herë ë të gjitha kinematë dhe teatrot në vend. Kur krejt papritur u ndalua shfaqja e tij. Madje, nuk lejohet as që ky film të shndërrohet në një libër.Filmi ka 5 regjisorë. Në prej tyre, Choë Kwun-ëai tha se filmi përfaqëson frikën e banorëve të Hong Kongut, që është paraqitur mëse reale në ekranin e madh të kinemasë."10 vjet ekspozon frikën e njervze në Hong Kong. Por mendoj se në këto momente, 10 vjet i siguron atyre njerzve shansin për të mos patur frikë. Njerëzit, stafi që ka bashkëpunuar për realizimin e filmit ka arritur ta shprehë shumë qartë këtë fakt dhe kjo është gjëja që më prek më shumë" thotë Chow.Shumë pak njerëz, përfshirë mes tyre regjisorët, prisnin që filmi "10 vjet" të finote një çmim, për shkak të kontrollit të fortë politik të kinës.Duke folur mbi tapetin e kuq, përpara se të merrte çmimin e madh, regjisori Choi tha për Reuters, se për të dhe gjithë stafin ishte një nder nominimi."Mendoj se gjëja më e rëndësishme për banorët e Hong Kongut, është shqetësimi i tyre rreth të ardhmes. Mendoj se ky ka qënë objektivi i filmit. Por ne jemi të nderuar që jemi sonte këtu" tha Choi.Filmi thriller "Port of call" bazuar në një rast të vërtetë vrasjeje, ku një prostitutë e re u vra dhe u gjymtua, ishte fituesi më i madh i mbrëmjes, duke rrëmbyer 7 cmime, përfshirë edhe trofeun në të gjitha katëgoritë e aktrimit.Për herë të parë aktori Aaron Kwok, që luan rolin e një regjisori, fitoi cmimin si aktori më i mirë mashkull. Aktorja e re Jessie Li, viktima në këtë film, rrëmbeu trofeun si aktorja më e mirë femër, në nominimin e saj të parë.Aktori i teatrit Michael Ning, fitoi dy cmime, si aktori më i mirë jo-protagonist dhe performuesi më i mirë. Aktorja 61 vjecare taivaneze Elaine Jin, që luan rolin e nënës së viktimës, fitoi cmimin si aktorja më e mirë jo-protagoniste.Pas mbrëmjes gala, shumë pak media kineze apo portale në internet, shkruan për suksesin e filmit "10 vjet" ndërsa raportuan në detaje për cmimet e tjera.Mediat në Hong Kong, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se televizioni qëndror shtetëror në Kinë dhe mediat sociale kineze, kanë vendosur që ky film të mos shfaqet më në kinema dhe as në televizion.Filmi "10 Vjet" është realizuar me një buxhet modest por ka arritur të qindra fishojë fitimet, së paku sipas arkëtimeve në kinema, në 800 mijë dollarë në vetëm në një javë./Oranews.tv/