Fundjava kulturore sjell për publikun artëdashës evente të shumta
Kjo fundjavë është e mbushur me evente të shumta kulturore jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Të gjitha institucionet vijnë me premiera dhe shfaqje ndryshe nga njëra tjetraKjo fundjavë e cila favorizohet dhe nga temperaturat e larta ofron larmishmëri eventesh në të gjitha institucionet kulturore në Tiranë.Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit sjell për artëdashësit në 1, 2 dhe 3 prill në orën 19:00 “Një përrallë zanash”, e cila do të bëjë bashkë në të njëjtën skenë artiste shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.Baleti "La Sylphide" me koreografi të Ilir Kernit vjen nën interpretimin e "Kombëtares së Baletit".Në Teatrin Kombëtar vijon shfaqja "Zbutja e Kryeneçes", komedia që mban emrin e Shekspirit.Komedia është vënë në skenë edhe më 1988, me regji nga Fatos Haxhiraj, ndërsa sot pas 27 vitesh ajo vjen nën konceptin regjisorial të Elma Doresit në 1,2 dhe 3 prill në orën 19:00Teatri eksperimental "Kujtim Spahovogli" sjell për publikun shfaqjen “Hamleti” nën interpretimin e aktores, Luiza Xhuvani.Këtë sezon “Hamleti” vjen në 31 Mars dhe 1,2 dhe 3 Prill në orën 19:00.Një kënd i vecantë në Teatrin eksperimental "Kujtim Spahivogli" i kushtohet fëmijëve.Të shtunën vjen shfaqja "Parku Mambi" në orën 10:30, ndërsa të dielën për vogëlushët vjen premiera “Piter Pan" gjithashtu në orën 10:30.Gjithashtu për fëmijët Teatri i Kukullave sjell shfaqjen “Mbretëria pa Mbret" në 2 dhe 3 prill në orën 10:30 dhe 11:30.Gjithashtu edhe kinematë e vendit. "My Big Fat Greek Wedding 2" është premiera e javës në Kinema Millenium.