Botohet libri për përpjekjen e mësimit të shqipes për fëmijët e emigrantëve në Angli

U promovua sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar libri “Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë”, ku midis 200 të pranishmëve ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.Libri rrëfen përpjekjen për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Angli.lutfPjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj i cili e përgëzoi z.Vata jo thjesht për librin, por për kontributin e tij të vyer në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.Ndërsa pranoi se qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës nuk i kanë mbështetur aq sa duhet shoqatat e mësuesve shqiptarë nëpër botë (si financiarisht dhe me tekste shkollore), z.Veliaj theksoi se ajo që s’ka munguar asnjëherë mes shqiptarëve është pikërisht forca dhe kontributi njerëzor, ku shembulli më i gjallë i gjithë kësaj është pikërisht Lutfi Vata.“Nuk ka media më të mirë se si një njeri e impresionon një njeri tjetër dhe falë imazhit të këtij personi dhe të kësaj pune krijohet imazhi për një komb të tërë. Kur dikush jep nga koha e vet dhe të tjerët e quajnë  misionar apo vullnetar, unë besoj se kur dikush të jep kohën të ka dhënë jetën,” tha Veliaj.