Ekspozita e “Marubit”, restaurohen 50 aparatë të vjetër të dinastisë
Ndërsa shtëpia e re po shkon drejt finalizimit, në godinën aktuale puna nuk ka të ndalur.Prej javësh në fototekën kombëtare “Marubi” restauratori i njohur Frederik Stamati po përgatit aparatet fotografike me të cilat ndër vite është punuar në këtë dinasti, e që së shpejti ato do të jenë pjesë e ekspozitës që do të çelet në ambjentet e reja të Muzeut “Marubi”.Ai e vlerëson jo vetëm emocionuese, por edhe të vështirë e me specifika këtë punë që po bëhet me rreth 50 objektet e përzgjedhura për ekspozim. E gjithë puna që po bëhet ka një veçanti, pasi ndërhyrja nuk prish autenticitetin e këtyre aparateve të vjetra që datojnë prej vitit 1850.Frederik Stamati: Të pasqyrojnë të gjithë ecurinë e kohës së tyre, të jenë funksionabël, të parrezikuar nga dëmtime të tjera, por të ruajnë edhe ecurinë e përdorimit të tyre. Objektet që do paraqiten në Muzeum janë të kësaj kategorie.Për Drejtorin e fototekës, Luçjano Bedeni, ky është një proçes pune, pjesë e vazhdimësisë së përgatitjeve që po bëhen për hapjen e Muzeut të ri.Ndërkohë edhe pse ishte premtuar muaji mars për plotësimin e kolanës prej 100 mijë fotografish që do të publikoheshin në “Marubi virtual”, kjo fazë është shtyre me inagurimin e Muzeut. Bedeni tregon se paralelisht po punohet edhe për lidhjet me muze europiane, që të promovohet kjo pasuri.Luçjano Bedeni: Janë disa nga objektet më të rëndësishme të cilat kanë edhe një përparësi për një shparndarje të ndryshme kohore në bazë edhe të dhomave tematike të cilat do të jenë të vendosura në hapësirat e reja të Muzeut. Ne duam ta çojmë Muzeun tonë drejt të qenit jo thjesht një Muze lokal apo që i shërben kulturës shqiptare, por edhe asaj europiane. Ne duhet ta shikojmë këtë qasje në këtë formë.Në total janë 250 objekte të vjetra, kryesisht aparate të përdoruara nga Marubi dhe pasardhësit e tij të cilat ndodhen në fondin e pasur arkivor të Muzeut Marubi, pa permendur fondin e pasur të negativëve.