Vijon skanimi i varrit të Mbretit të Egjiptit
Rezultatet e skanimit që do të dalin brenda kësaj jave, do ti sigurojne arkeologëve më shumë të dhëna dhe detaje rreth asaj çka fshihet përtej mureve të varrit të Mbretit të Egjiptit "Tutankhamun". Lajmi u bë publik nga Ministri i Antikiteteve Khaled El Enany.Në muajin tetor, skanimet me rezolucion të lartë sugjeruan që varri i mbretit Tut përmbante pasazhe në dy dhoma të fshehura, përfshirë edhe varrin e mbretëreshës Nefertiti, ide që është hedhur fillimisht nga arkeologu britanik.Që nga ajo kohë, ekipi egjiptiano-amerikan, ka shtrirë radarët e skanimit për të ekzaminuar veriun dhe perëndimin e mureve të varrit antik.Nëse këto dyshime vërtetohen, atëherë ky do të ishte zbulimi m sinjifikativ i shekullit dhe do të hidhte dritë përfundimisht në një periudhë misterioze të historisë egjiptiane.Gjithsesi skanimet jane ende në fazën fillestare dhe El Enany thotë se më shumë skanime janë të nevojshme për të zbuluar një herë e mirë të vërtetën.Zyrtarët e kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë shkatërrimi të mureve të varrit por gjithsesi El Enany thotë se ekipi është 100% i sgurtë që pas atyre mureve ekzistojnë kavitete.Arkeologu britanik Nicholas Reeves thotë se beson se mauzoleumi i Tatunkhamun është pushtuar fillimisht nga Nefertiti, që sipas ekspertëve ka qënë njerka e tij, 3 mijë vjet më parë.Reeves e ka zhvilluar këtë teori të tij rreth varrit të Nefertitit pasi ka studiuar në detaje skanimet me rezolucion të lartë, ndaj dhe beson se pas mureve të varrit të mbretit, ka edhe dy dhoma të fshehura në muret veriore dhe perëndimore.Ai mbetet optimist se dicka e jashëtzakonshme gjendet pas atyre mureve.Zbulimi i nefertitit, eshtrat dhe bukuria mbretërore e të cilës është përjetësuar në një bust 3300 vjecar në një muze të Berlinit, do të hedhë dritë të re në atë cka ka mbetur ende mister nga kjo periudhë e historisë egjiptiane.Zbulimi mund ti japë një hov të ri industrisë së turizmit në Egjipt, i cili vuan ende pasojat e regjimit autokrat të Hosni Mubarak në vitin 2011 si dhe është një burim jetësore për monedhën e huaj në vend.