"Top Awards", eventi i parë muzikor për artistët shqiptarë vjen nga Top Media
Pas një studimi 36 mujor të aktualitetit muzikor shqipfoles dhe tendencave të saj, Top Media vendosi te hedhë hapin më të madh në binomin "Media-Diskografi".Pas "Top Fest", i vlerësuar si projekti me ambicioz muzikor, ai që i dha formën dhe peshën aktuale mes të mirëve në muzikë, këtë herë vjen për hërë të parë "Top Awards" eventi i cili ecën paralel me eventet me të rëndësishme botërore si "MTV Awards" si dhe "The Grammy's",Producentja Lori Hoxha premton ceremoni eksluzive për ndarjen e çmimeve të muzikës shqiptare.Autori i "Top Awards" Ledion Liço u shpreh se nata përmban 10 performanca nga Artistë të tregut muzikor mbarë shqiptar, që përfaqësojnë rryma/stile/zhanre/gjeografi të ndryshme muzikore.Përgatitjet për eventin më të madh muzikor kanë nisur dy muaj më parë dhe mbrëmja finale do të transmetohet live në ekranin e Top channel mbrëmjen e 24 qershorit./Oranews.tv/