Shkrimtarja italiane, Chiara Gamberini, sjell dy romane për lexuesin shqiptar

Në këtë sezon pranvere për të apasionuarit pas leximit, shtëpitë botuese kanë rezervuar tituj të rinj, të cilët i përshtaten aktualitetit shqiptar.Chiara Gamberini është shkrimtarja italiane e cila vjen për herë të parë në Tiranë për promovimin e dy librave “Çdo ditë nga 10 minuta” dhe “Dritat në shtëpitë e të tjerëve”.Secili orej romaneve të saj përcjell nga një mesazh, i cili përputhet edhe me aktualitetin shqiptar.Chiara Gamberini:  Çdo ditë nga 10 minuta” është një libër i cili i dedikohet atyre që vuajnë, sepse çdo njëri prej nesh kur vuan mendon se jeta ka mbaruar.Ky libër është një manual që të tregon sesi të gjesh guximin për të ecur përpara. Ndërsa “Dritat në shtëpitë e të tjerëve” është libër me shumë mesazhe brenda tij. Ai flet për familjen si dhe marrëdhënien prindër-fëmijë.Shkrimtarja italiane rrëfen qëndrimin e saj në Tiranë dhe për të shqiptarët janë një popull shumë mikpritës dhe rrëfen se nëse do i jepej mundësia do të rikthehej.Chiara Gamberini: Vi për herë të parë në Shqipëri dhe vizita ime ka një ngjashmëri me librin “Çdo ditë nga 10 minuta” dhe futet tek gjërat që si kam bërë kurrë. Më duket një vend me njërëz shumë kurioz, të cilët më kanë kushtuar shumë vëmëndje e një gjë e tillë më ka pëlqyer shumë.“Çdo ditë nga 10 minuta” dhe “Dritat në shtëpitë e të tjerëve” vinë nën logon e dy shtëpive botuese “TOENA” dhe “PEGI”.