Rikthehet teatri në Lezhë pas 20 vitesh mungesë

Pas 20 vitesh mungesë, në Lezhë është rikthyer teatri. Regjisorja Alma Hoti ka zgjedhur këtë qytet për premierën e "Na, të birtë e shekullit te ri", duke premtuar të tjera shfaqje për lezhianët.Pas gati dy dekadash mungesë është rikthyer teatri në qytetin e Lezhës.Premiera "Na, të birtë e shekullit te ri", përshtatje nga drama e autorit Ridvan Dibra dhe me regji nga Alma Hoti, u vu në skenën e pallatit të kulturës mbrëmjen e së dieles.Alma Hoti: “Lezha ka atribuar gjithmonë vepra të mëdha kulturore në shumë aspekte. Fakti që çdo gjë kalon në gjumë, utopi totale nuk do të thotë që njerëzit ta braktisin këtë. Jam shumë e lumtur që kjo ishte premierë dhe ne ja dedikuam totalisht Lezhës për arsyen se donim të jepnim një mesazh. Ne po vijmë tek ju, tani e keni ju radhën të vini tek ne. E rëndësishme është që njerëzit të kenë dëshirë ta bëjnë. Ne e bëmë tonën. Le të shpresojmë që shumë shpejt kjo sallë të rinovohet dhe të ketë mundësi që publiku të vijë e të ndjekë jo vetëm shfaqje teatri për të rritur por pse jo dhe shfaqje për fëmijë”.Pas interesit të treguar nga artëdashësit, drama do të rishfaqet sërish pas një jave.Jeta kulturore në Lezhë ka nisur të marrë formë, por kushtet në Pallatin e Kulturës janë të papërshtatshme për shfaqje të tilla./Oranews.tv/