Regjistrat osmanë, të dhëna mbi pronësinë e familjeve shqiptare

57 regjistrat e periudhës otomane janë tashmë në arkivën e shtetit.Për herë të parë, për vendin tonë ka të dhënat jo vetëm të sistemi fiskal gjatë periudhës së pushtimit nga Turqia të Shqipërisë, por edhe të dhëna të rëndësishme pronësie për nga ndarjet krahinore deri te kryefamiljarët.Qytetarëve  që kanë problem të mbartura pronësie, nuk kanë përse të kërkojnë të dhënat deri në arkivat e Turqisë, por mund të drejtohen tani në arkivin e shtetit.Gjet Ndoji, drejtor i Arkivës: Nëpërmjet të dhënave fiskale, taksave, studiuesit mund të shikojnë edhe të dhëna të tjera pronësie, deri tek kryefamiljari në fshatra.Shkrimet në regjistër janë manual dhe në gjuhën osmane. Për këtë arsye, arkivës i duhet të punoje me studiuesit që në vendin tonë janë të paktë për të bërë transkriptimin e tyre.Ndoji: Përkthimi i tyre është i vështirë sepse janë në gjuhën osmane. As Turqia nuk i ka përkthyer në gjuhën turke. Ata janë në proces dhe në momentin e parë edhe ne do ta kemi të përkthyer. Në total janë 980 regjistra të periudhës osmane, nga të cilat 57 i përkasin Shqipërisë. Përveç gjendjes fizike, regjistrat gjenden edhe online në saj të projekti të dixhitalizimit./Ora News/