Trupa e TKOB tur tre ditor në Serbi, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi

Pas një turi tre ditor në Serbi, Teatri i Operas dhe Baletit shqiptar ka nënshkruar edhe memorandumin e bashkëpunimit me Teatrin Nacional të Serbisë në Beograd. Turi i zhvilluar në shtetin serb ishte në kuader të "Festivalit të 13 të Dansit".Për herë të parë trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit shqiptar zhvilloi një tur tre ditor në Serbi në kuadër të "Festivalit të 13 të Dansit" ku u përfaqësua me 2 pjesë koreografike "La Stravaganza " nga Angelin Preljocaj.Turi tre ditor u përqëndrua përkatësisht në qytetet Beograd, Novi Sad dhe Nis.Edhe pse ka qenë prezente shumë herë jashtë vendit me shfaqje të ndryshme, ky turne përben një ngjarje të rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në art e kulturë, iniciuar rishtas mes 2 vendeve.Ky tur i trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit në Serbi është një mundësi e mirë pasi një nga nismat kryesore të Teatrit është zhvillimi i dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal.Pas këtij turi Teatri i Operas dhe Baletit nënshkroi "Protokollin e bashkëpunimit" me Teatrin Nacional të Serbisë në Beograd.