Migjeni dhe “Luli i Vocërr” mbërrin në Pukë!

Nga sot në qendër të qytetit të Pukës do të jetë e vendosur shtatorja e shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Millosh Gjergj Nikollës, i njohur si Migjeni.Përsonalitete të rëndësishme të letrave shqipe, akademik dhe përfaqësues të Institucioneve të vendit tonë u mblodhën në sheshin "Tërbuni" të Pukës në veprimtaritë e organizuara në kuadër të 80 vjetorit të mbërritjes në Pukë të Millosh Gjergj Nikollës.Zbulimi i Shtatores të "MIGJEN-it" dhe njërit prej personazheve të tij, "Lulit të Vocërr" ka emocionuar të pranishmit në sheshin e qytetit verior.Kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e konsideroi këtë si një ngjarje të rëndësishme për qytetin.Të pranishmëve ju drejtua me një mesazh edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet këshilltarit Flamur Gashi, ndërsa që mesazh nisi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet ambasadorit Ramiz Lladrovci.Mes emocioneve, erdhi dhe përshëndetja e mbesës së Millosh Gjergj Nikollës, znj, Angjelina Ceka e cila falënderoi Bashkinë e Pukës për përkujdesjen dhe respektin që ka treguar gjithnjë ndaj dajës së saj.Në përkujtim të kësaj dite, u çel edhe Muzeu i arsimit pranë Shkollës 9-vjeçare "MIGJENI" në qytetin e Pukës./Ora News/