Dita e mirëqënies sociale, Bregu: Humbën grante nga bllokimi i PS
Projekti IPA për rritjen e mirëqënies sociale: Bregu, kemi humbur shumë grante nga mosmarrja e statusit të vendit kandidat në BEPrezantohet projekti "IPA adriatik ëelfare" për krijimin e modelit të mirëqënies sociale të kombinuar me praninë e Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu dhe nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Bregu u shpreh në këtë takim se Shqipëria humbi shumë grante dhe fonde të ofruara nga Bashkimi Europian për shkak të mosvotimit të tre ligjeve nga ana e opozitës.“Për rreth 6 vite zbatim të projekteve ndërkufitare IPA, janë miratuar e zbatuar shumë projekte të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, pavarësisht se nuk kanë pasur shumë vizibilitet pasi përqëndrimi ynë dhe i mediave ka qenë më tepër tek ato projekte të mëdha në infrastrukturë, zhvillim institucionesh apo në zhvillim rural, për arsye se fondet e alokuara për to janë shumëfish më shumë. Gjithçka mund të bëhej më mirë po të mos kishim një opozitë bllokuese që me dashakeqësi ua mohoi shqiptarëve fondet që do të vinin nga statusi kandidat. Opozita ka 3 vjet që bllokon projekte si ky”tha Ministrja.Jorida Tabaku theksoi se Bashkia ka përpiluar një analizë të detajuar të të gjithë grupeve dhe nevojave përkatëse si dhe nevojave për shërbime sociale në qytetin e Tiranës për të përfituar nga ky program.“Në këtë fazë të parë të projektit, që nga shtatori kur projekti u lançua e deri më sot ka pasur një punë të gjerë, sa i përket dokumentit që ne prezantojmë këtu, analizën e nevojave për shërbime sociale në qytetin e Tiranës dhe më pas pilotimin e tyre në njësinë bashkiake nr.9. Analiza që do të prezantohet sot këtu është një analizë e detajuar e të gjithë grupeve dhe nevojave përkatëse” tha ajo.Nëpërmjet programit IPA synohet rehabilitimi social i shtresave më në nevojë dhe integrimi i tyre në shoqëri.