17 Maji ndryshim në kodin penal,Totozani: Duhet të punohet në shkolla

Në prag të 17 majit, ditës ndërkombëtare kundër Homohobisë, Shqipëria rendit një sërë veprimesh dhe ligje të miratuara për të frenuar diskriminimin e këtij komuniteti. Në rast fyerje në Facebook, rrjete të tjera sociale, deklarata në media, një homofoboi do i kushtoj 5 vjet heqje lirie sipas ndryshimeve në kodin penal ndërsa mbështetja e të huajve dhe e Avokatit të Popullit është më e forcuar.Eduktimi sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani duhet të filloj që nga bankat e shkollës ku në arsimin bazë dhe më pas në univesitet të jepen informacione se çfarë është komuniteti LGBT dhe të drejtat e tyre.Ambasadori i BE Ettore Seqiu tha gjithashtu se përpara 2 dekadave në Shqipëri nuk flitej për personat që kanë këtë orientim seksual ndërsa ndryshimet e ndodhura pas vendosjes së demokracisë dhe liberalizimi i vizave hapi një tjetër derë të pranimit të homoseksualve.Por pavarësisht kësaj, personat të cilët kanë shprehur hapur prirjet e tyre seksuale diskriminohen dhe në komisonin e mbrotjes nga diskriminimi numërohen 17 ankesa të tilla.