PD-ja prezanton sot kandidatët në Elbasan

Pas Fierit, Partia Demokratika ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.Kreu i PD-së Sali Berisha në një njoftim në profilin e tij në Facebook ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm në sheshin e qytetit të Elbasanit ku do të prezantohet edhe ekipi garues që ai i cilëson si uragani i fitores.“Qytetarë dhe qytetarë të Elbasanit, uragani i fitores do të jetë sonte në qytetin tuaj. Ju ftoj të gjithëve të festojmë sëbashku, në sheshin Gensher në ora 18:30, çeljen fushatës elektorale të fitores sonë të 23 qershorit! Përpara drejt Fitores!!!” shkruan BerishaPartia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale ditën e hënën ndërsa ka prezantuar deri më tani kandidatët për deputetë në qarqet, Tiranë, Durrës dhe Fier.