15 raste me malarie, ISHP merr masa të menjëhershme

Autoritet shëndetësore kanë nisur marrjen e masave në mënyrë urgjente pasi në vend u shënua rasti i 15 i prekjes nga malaria.Ekspertë të ISHP-së, veteriner, specialistë të pushtetit vendor nisën identifikimin e zonave më problematike dhe dezinfektimin e tyre për të izoluar përhapjen e kësaj sëmundje.Ky është numri më i lartë i të prekurve në vend nga malarja ku rasti i parë u shënua në 2010 ndërsa Shqipëria kishte 50 vjet e paprekur nga kjo sëmundje.Drejrori i Institutit të shëndetit Publik Adrian Hoxha, në daljen e tij të parë në media në këtë detyrë i kërkon popullatës të mos përjetoj panik për shkak se zonat më risk po mbahen nën kontroll.Një pjesë e kampioneve u dërguan në ISHP dhe  një pjesë e pacientëve u vaksinuan. Ndërsa të tjerë në klinikën e Infektologjisë. Autoritet e ISHP-së kërkojnë kujdes në përdorimin e medikamenteve të veçanta.Fieri, Lushnja, Vlora, Saranda janë zonat më të riskuara, por pas nuk mbetet Korça dhe Elbasani. Simptomat e malaries janë si të një gripi normal por me temperaturë të lartë dhe të zgjatur. Për shkak se mushkonja femër anofele është një rrisk në vend, edhe pse raste janë të importuara, mjekët rekomandojnë kujdes dhë kërkojnë që të mos ketë asnjë neglizhencë.