Bode: Të ardhurat nga privatizimet e 4 HEC-eve do ulin borxhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2013, 14:26
Arkëtimi i të ardhurave nga privatizimi i 4 HECE-ve do të përdoret për të ulur nivelin e borxhit.Ministri i financave shpjegon se tashmë janë derdhur në buxhet 57 milion euro të cilat do të përdoren për shlyerjen e borxhit ndaj kompanive ndërkohë që brenda dy javëve do merret edhe pjesa e mbetur.Kreu i financave ka hedhur poshtë gjithashtu edhe akuzat e opozitës të cilat i ka përcaktuar si të pabaza.Sipas Bodes ecuria ekonomike e vendit tonë është pozitive.Sipas ministrit Ridvan Bode deri në këto momente janë shlyer rreth 105 milionë euro borxhe ndaj biznesit.