CEZ nis arbitrazhin kundër Shqipërisë, kërkon kompesim për dëmet
Kompania çeke CEZ ka nisur proçedurat e arbitrazhit për të marrë dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Ky vendim është bërë publik në faqen zyrtare të CEZ Group, ku citohet se CEZ ka njoftuar palën shqiptare për vendimin e saj për të kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara.Sipas njoftimit ankesa është dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, sipas Traktatit të Kartës së Energjisë me arsyetimin se nuk është mbrojtur investimi në shpërndarjen e energjisë elektrik.CEZ nuk e ka sqaruar shumën e kërkuar, por mediat çeke thonë se mund të jetë deri në 190 milionë euro. Kompania çeke bleu monopolin e shpërndarjes së energjisë në vendin tonë në vitin 2009 në shumën e 102 milionë lekëve.Ndërkohë që liçensa e kësaj kompanie u hoq në janar si rezultat i problemeve të shumta të lindura në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. CEZ nuk e ka sqaruar shumën e kërkuar, por mediat çeke thonë se mund të jetë deri në 190 milionë euro. Proçedimet e arbitrazhit janë iniciuar formalisht duke dërguar një njoftim "të arbitrazhit".Megjithatë, kjo nuk e parandalon një potencial zgjidhje jashtë-gjyqësore në mes të palëve. Edhe pse nuk është deklaruar zyrtarisht shuma që CEZ Group do të kërkojë mësohet se ajo mund të jetë deri në 190 milionë euro.Kompania, CEZ Group është një kompani shtetërore, në të cilën shteti i ka 70 për qind të aksioneve, ndërkohë që vepron në 10 shtete, kryesisht në Evropën lindore dhe qëndrore.