FSHZH ndërhyn në rrugë dhe ujësjellës në Pezë
Paralelisht me ndërhyjen në infrastrurë në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël, FSHZH po vijon edhe me shtrimin e linjës së ujësjellësit në këtë zonë si dhe me vepra të artiti. 30% e punimeve kanë përfunduar ndërsa vijohet puna për përfundimin e kësaj rruge brenda vitit.Tashmë kjo rrugë është plotësisht e kalueshme dhe punimet po kryehen në mënyrë të tillë që të mos penalizojnë qarkullimine a automjeteve dhe lëvizjes e banorëve të Pezës. Drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci tha se ky investim mjaft i rëndësishëm për 6 mijë banorët e kësaj komune është pjesë e një sërë ndërhyrjesh që FSHZH po kryen në Qarkun Tiranë.I pranishëm në inspektimin e punimeve ish prefekti Keltis Kruja i cili është edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike tha se punimet po ecin me ritme të shpejta.Ekspertët thanë se projekti parashikon një gjërësi asfalti 5.5 m dhe dy bankina. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave të bardha, trotuare, hapësira parkimi, mure mbajtës, ura dhe vepra arti.Pjesë e këtij investimi është dhe shtrimi i linjës kryesore të ujësjellësit komunal, e cila të jetë krejtësisht e re dhe do të zëvendësojë linjën e vjetër krejtësisht të amortizuar. Përfituesit e parë janë banorët të cilët kanë vuajtur këtë amortizim të rrugës ndërsa mundësi do të kenë edhe vizitorët për të parë Pezën historike.