Seanca ndaj Dritan Dajtit vijon ritualin e shtyrjeve, mungojnë avokatët

Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit vijon ritualin e zakonshëm të shtyrjeve. Avokatët nuk paraqiten në seancë ndërsa vetë i pandehuri akuzon gjykatën për zvarritje të procesit dhe më pas largohet nga salla.Ashtu si edhe në seancat e kaluara dhe sot në gjyq nuk u paraqitën dy avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata.Avokati Ukë Cenaj e ka justifikuar mungesën e tij në seancë me arsyetimin se vuan nga zemra ndërsa avokat Skënder Allmeta ka thënë se ka probleme familjare.Ndërsa vetë i pandehuri Drita Dajti nga kafazi I hekurt ka ironizuar deklaratat e djeshme të kreut të gjykatës së krimeve të rënda dhe nënkryetarit të KLD-së Elvis Cefa në lidhje me shtyrjen e seancave gjyqësore.“Këtu nuk jemi në Korenë e Veriut,ku në shkelje të ligjit jepen intervista nga kreu i gjykatës Sandër Simoni. Mos u ankoni në KLD,pasi ajo nuk merret me të pandehurit dhe me avokatët.Këshilli i Lartë i Drejtësisë merret me punën e gjyqtarëve” është shprehur Dajti dhe më pas është larguar nga salla.E ndodhur në këto kushte Gjykata ka caktuar edhe dy avokatët për mbrojtjen e Dajtit, Ndue Pjetrin dhe Skënder Allmetajn ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet më 20 maj në orën 09:00.Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.