Mbështetje administratës doganore, Sequi: Përafrim me standardet e BE-së

Bashkimi Europian ofron ndihmë për administratën doganore shqiptare. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi gjatë prezantimit të projektit të binjakëzimit u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të shëndoshë doganor.Kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë deklaroi se pavarësisht krizës ekonomike mbështetja për Shqipërinë do të vijojë edhe më tej.“Sistemi doganor duhet të funksionoj pozitivisht pasi ka shumë ndikime në një ekonomi e pikërisht për këtë ne synojmë krijimin e një sistemi doganor të shëndoshë. Bashkimi Europian po investon me taksat e qytetarëve  dhe gjithsej për doganat ne kemi dhënë 10 milion euro. Në Europë ka krizë  ekonomike dhe shpesh pyetet si ka mundësi që vazhdon ndihma financiare ndaj vendit tuaj. Ne duam të ndihmojmë dhe do vazhdojmë ndihmën pasi doganat janë të rëndësishme në perspektivën drejt BE-së. Administrata doganore ka ecur përpara disi por duhet një përmirësim më i ndjeshëm i funksionit të saj” theksoi Sequi.Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se ky projekt do të ul evazionin fiskal dhe do të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në vendin tonë.Ky është projekti i dytë i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe synon të përmirësojë praktikat e punës së administratës doganore shqiptare, duke bere përafrimin me standardet evropiane