Mediu në Devoll:Të zhvillojmë një fushatë qytetarie

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim në Devoll me strukturat lokale të kësaj partie.Në këtë takim u vendosën direktivat e qarta përsa i përket zhvillimit të një fushate me nivel të lartë qytetarie, fryma e bashkëpunimit me aleatët e koalicionit, por edhe respekti ndaj fushatës së kundërshtarëve politikë.Në këtë kontekst Mediu vlerësoi “Aleancën për Mirëqënie, Punësim dhe Integrim” si një formacion politik në një marrëdhënie të re me individin, por edhe mes vetë të djathtës, ku PR kontribuon me njerëzit e saj më të denjë.Gjithashtu Mediu shtoi se performanca e republikanëve, jo vetëm në këtë koalicion, por në të gjithë spektrin politik shqiptar, spikat nga shtyllat e ideologjisë ku mbështetet kjo forcë, siç janë besimi në zot, respektimi dhe mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lirive themelore të individit.