Inagurohet sistemi OST SCADA/EMS, Berisha: S`lejuam rritjen e çmimit të energjisë

Është inaguruar sot në Kashar, sistemi i ri i kontrollit OST SCADA/EMS, një investim me vlerë 17 milionë euro.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se falë politikave të ndjekura të qeverisë nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët shqiptar."Ne vendosëm një standart bazik gjatë këtyre viteve. Në 4 vitet e fundit qeveria nuk lejoi rritjen e çmimit të energjisë por kompesoi entin energjitik, kompesoi edhe shumë më tepër për shkak edhe të problemeve të krijuara nga thatësira por edhe nga keqmenxhimi. Ne nuk lejuam që të rritet çmimi dhe ne qëndrojmë në mbrojtje të konsumatorit shqiptar në mënyrë të ndershme” theksoi Berisha.Kryeministri shtoi më tej se energjia përbën një përparësi absolute për qeverinë dhe kjo është treguar edhe në investimet që janë bërë në këtë fushë.  “Sot rrjeti enrgjitik është krejt tjetër” tha shefi i qeverisë.Ndërsa e ka cilësuar këtë qendër si më modernen e këtij lloji, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e angazhuar që qytetarëve shqiptarë të mos u mungojë energjia elektrike, e cila është edhe standard bazë për qytetarët e një vendi.Shefi i Qeverisë, duke falenderuar kompaninë që ka realizuar investimin prej 17 milionë eurosh ndërsa vlerësoi se Italia ka dhënë një kontribut thelbësor për këtë projekt.Kryeministri njoftoi se deri më tani janë nënshkruar 127 kontrata për ndërtimin e 363 HEC-eve, duke shtuar se Shqipëria do të jetë një vend eksportues i energjisë.