Berisha: Mbështetje biznesit të të rinjve që mbarojnë shkollën profesionale

Kryeministri Berisha ka premtuar sot se do të bëhet gjithçka për vendosjen e arsimit profesional në piedestalin e merituar si dhe do të mbështesë biznesin e të rinjëve që mbarojnë këtë arsim me fond të veçantë.Ndërsa ka inaguruar rikontruksionin e shkollës së mesme profesionale “Karl Gega” në Tiranë, kryeministri Berisha kërkoi që kjo shkollë të funskiononte edhe gjatë pasidtes për të bërë të mundur edhe kualifikimin e punonjësve të kompanive të ndryshme."Arsimi profesional ka qënë dhe mbetet lokomotiv e zhvillimit të ekonomisë.  Do bëjmë çdo gjë për zgjerimin e shkollave profesionale.  Të bëjmë gjithçka që shkolla të përdoret edhe pasdite. Të shtojmë personelin dhe ta bëjmë këtë shkollë një qëndër të fuqishme që kompanitë të sjellin punëtorët për kualifikim.  U them biznesmenëve të rinj  se një nga hapat e parë që do të ndërmarrin ne është krijimi i një fondi për të financuar bizneset tuaja, të vajzave dhe djemëve që mbarojnë shkollat profesionale, që në fillim të vetëpunësoheni dhe më pas të krijoni vende të reja pune” theksoi Berisha.Ai ka nxitur të rinjtë të ndjekin arsimin profesional, si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.“Ne duhet të rindërtojmë sistemin e arsimit profesional, që për rrethana të caktuara njohu kolaps të plotë, pasi në masën 90% ishte orientuar drejt bujqësisë, ne kemi bërë e po bëjmë gjithçka për ta vënë në piedestalin që meriton këtë arsim. Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu. Ideja se arsimi profesional kushtëzon vazhdimin e arsimit, është e gënjeshtër, ai ju ndihmon të ndiqni çdo shkollë që doni”tha Berisha.Kryeministri Berisha premtoi gjithashtu se nuk do të ndalë përpjekjet derisa të bëhet e mundur votimi i 16-vjeçarëve."Këtë herë 16-vjeçarët nuk arritën që të votojnë, sepse kjo u kundërshtua. Atyre që kundërshtuan votimin e 16-vjeçarëve u propozoj të vijnë të vizitojnë këtë shkollë .Zotimi im, përpjekje derisa të arrihet pjesëmarrja në procesin e votimit të 16-vjeçarëve.