PS: Shërbimi i urgjencës, premtim bosh; Kosova: Strategjia ka përfunduar, janë funksionale
Në përgjigje të akuzave të PS për shërbimin e urgjencave mjekësore në spitalet e vendit ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ministri Halim Kosova në një deklaratë për mediat hodhi poshtë pretendimet, pasi sipas tij urgjencat janë mëse funksionale, ndërsa shtoi se po në Qëndrën Universitare vijon puna për përgatitjen e kuadreve që merren me këto ndërhyrje.“Ka përfunduar strategjia e urgjencës mjekësore. Në këtë kuadër funksionon shërbimi i urgjencës universitare per të pergatitur kuadrot, si dicka e mprehtë kërkon përgatitje dhe ndërhyrje në kohë rekord. Mund të mos jenë të shpeshta por kërkojnë përgatitje maksimale. Me grantin japonez u përgatitën departamentet e urgjencave në qarqet e vendit. Urgjenca e spitalit universitar të traumës ka kaluar në përgjegjësinë e MSH. Në 7 spitale të vendit është instaluar sistemi i telemedicinës. Ne mjekët duhet ta vëmë më shumë në përdorim. Në funskion të shëndetësisë janë dhe 6 helikopter” tha ai.Ministri Kosova shtroi domosdoshëmrinë se krahas modernizimit të teknologjisë paralelisht duhet të punohet dhe në kualifikimin dhe specializimin e mjekëve për ti shfrytëzuar me eficensë aparaturat e vëna në dispozicion nga Minsitria e Shëndetësisë.“ Duhet kualifikim për cdo mjek, që me eficensë të mund të vejë në jetë të gjitha aparaturat që MSH ka vënë në dispozicion. Kemi marrë masa dhe për ndërhyrjen në tru pa hapje të kokës me medoda moderne. Koronografia, ndërhyrjet në zemër pa hapur gjoksin, ka bërë të mundur jo vetëm të fitohen jetë, por dhe gjendja e pacientit të kthehet në normalitet në një kohë të shkurtër. Po punohet që këto aparatura të jenë në dispozicion të pacientit 24 orë. Po punohet të fillojnë trajnimet në qarqe për këto aparatura. Hallkë e rëndësishme është dhe komunikimi direkt me qytetarin, ka filluar montimi i posterave, të gjithë qytetarët do kenë në dispozicion një numër direkt që do ti përgjigjet një staf i tërë i ngritur në MSH” shtoi më tej Kosova.Ndërkaq Kosova tha se sistemi shëndetësor ka një strategji të mirëdetajuar edhe për rastet e mundshme të katastrofave natyrore apo aksidenteve.Më herët Partia Socialiste përmes deputetes, Klodiana Spahiu, tha se shërbimi i urgjencës mjekësore, i lakuar së tepërmi në këto 8 vite qeverisje, fatkeqësisht ka mbetur vetëm një premtim bosh e asgjë më shumë."Ballafaquar me standardet e botës së zhvilluar, Shërbimi i Urgjencës mjekësore te ne është në kushte primitive; mbërrin me vonesë, jashtë çdo standardi normal dhe i pajisur keq, pa mjetet e shpëtimit të jetës, me personel të pakualifikuar e shumë mangësi të tjera.Ndaj dhe populli mesa duket ka nxjerrë shprehjen se “më parë mbërrin shërbimi funeral se urgjenca”. Sot shqiptarët vuajnë sepse kanë një shërbimi urgjencash mjekësore i cili nuk ofron shërbim në kohën e duhur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nuk ekziston pothuajse në zonat rurale, për këtë arsye qytetarëve u duhet të drejtohen pranë qytetit më të afërt, pa gjetur dhe aty shpesh ndihmën e kërkuar. Teknikisht, shërbimi i urgjencave mjekësore vuan nga mungesa e mjeteve të nevojshme për transportin e urgjencave në spitale dhe qendra spitalore; mungesa e pajisjeve më elementare për të pritur një urgjencë mjekësore; mungesë koordinimi mes shërbimeve për pacientët që përfundojnë në urgjencë” tha ajo.