Durrës, gjendet trupi i pajetë i një personi në një kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 16:41
Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë më dije se pasditen e sotme një kufomë është gjetur në një kanal në anë të rrugës në fshatin Fllakë.Viktima është identifikuar si shtetasi Fran Ndoci, 53 vjec. Paraprakisht, policia bën me dije se 53-vjecari ka qenë me motoçikletë dhe dyshohet të jetë rrëzuar në kanal për shkak të shpejtësisë. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.