Ministri paralajmëron grosistët: Asnjë tender i manipuluar, kujdes me ilaçet
Ministria e shëndetësisë do të nisë kontrollet në të gjitha farmacitë e vendit për të verifikuar nëse plotësojnë kriteret e duhura.Ministri i shëndetësisë Halim Kosova gjatë takimi me grosistët u shpreh se në treg do të konkurojnë vetëm ato farmaci të cilat përmbushin standartet e kërkuara me ligj.“Sa i përket problemeve që lidhen me sistemin farmaceutik. Do bëj një kontroll nëse farmacitë i kanë të gjitha kushtet sipas ligjet në mënyrë që në treg të konkurojnë ato farmaci që përmbushin kushtet” tha Kosova.Ministri i shëndetësisë Halim Kosova ka kërkuar gjithashtu "një luftë" më të madhe për të parandaluar abuzimet në tregun e medikamenteve duke shtuar se prokurimi i medikamenteve do të bëhet në mënyrë transparente.“Nëse do të ketë veprime në drejtim të menaxhimit dhe prokurimit të ilaçeve do të thotë që fondi për sistemin e shëndetësisë do të shkojë i coptuar duke hasur mungesa në punën tonë të përditshme pasi krijon terren edhe për veprimet jokorrekte. Prandaj ne do të presim çdo lloj rruge që nuk i shërben punës” theksoi Halimi.Një tjetër problem që ministri Kosova ngriti ka qenë edhe ambalazhimi i ilaçeve për të cilën u shpreh se do të kontrollohen për çdo shkelje të mundshme.