Alarmi për nivelin e farmacistëve: Më të dobëtit në provimin e fundit të shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2013, 14:37
Urdhëri i Farmacistit kërkon rritje të pikëve për kalimin e provimit të shtetit. Sipas kreut të Urdhërit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari kalueshmëria në provimin e shtetit të këtij viti për farmacistët e rinj ka qenë 47.8% dhe kjo e ndikuar më së shumti prej universiteteve private.Pikërisht për këtë Jaupllari u shpreh se duhet që të ngrihen barriera që në momentin e kualifikimit të studentëve.Jaupllari gjithashtu bëri thirrje që të mos jepen kaq shumë kuota për studentë pasi tregu ynë ka një mbingopje me farmacistë dhe për këtë duhet të merren masa.